Wednesday, May 21, 2014

Ne Madridin Mbreteror

Dhe ja perpara nesh u shfaq Madridi madheshtor, me pallatet e tij te mrekullueshme.Rrezellinte nga dritat dha gati sa nuk na verboi gjithe ai shkelqim.



 I vendosur ne zemer te gadishullit iberik, eshte nje nder qytetet me nje thesar te vertete artistiko-kulturor, por edhe me vlera te vecanta arkitekturore. Nje xhevahir i pacmuar ne gjerdanin e Europes jugore.

Ne Madrid kam njohur me te vertete karakterin dhe pasionin e natyres mesdhetare. Mbresa me kane lene mjaft njerezit te cilet ishin gjithmone te gatshem per te te ndihmuar dhe dinin vertet si ta shijonin jeten.

U mahnita nga kryeveprat e bera nga duart e paperseritmshe te Velaskezit dhe Gojas. Ne pikturat e tyre dukej sikur ngjyrat vallezonin me njera-tjetren dhe krijonin nje harmoni te tille aq perfekte, sidomos me dritehijet dhe format, saqe te dukej thjesht e pabesueshme se si nje human si une e si ju ka arritur te prodhoje nje veper te tille.
    
             


Qyteti i Madridit ishte nje nga vendet europiane me arkitekture me te bukur qe kam vizituar deri tani. Stili i te gjitha ndertesave qe pothuaj i njejti. Nje stil ndermjet barokut dhe romantikut  i cili i jepte nje hijeshi te pakrahasueshme qytetit.
  
                         

Sheshet dhe piazat ose ishin shume te vogla, ose ishin shume te medhaja. Megjithate e preferuara ime mbetet Piaza des Cibeles.

                             

Nje keshille qe do te deshiroja t’i jepja cdonjerit qe viziton Madridin eshte qe te mos largohen pa provuar te pakten nje gatim tradicional. Mundesite e zgjedhjes jane te pafundme duke filluar qe nga jamoni (lloj proshute) e deri te paella.


                        

Nje vend per t’u vizituar te pakten nje here ne jete!



Ne Toledon e Servantesit

Me zemren qe i dridhej fort dhe me nje psheretime te thelle, ai mori rrugen e kalldremte qe te conte ne "Edificio Alcazar" duke e ditur se nuk do ta shikonte me kurre ate fytyre te bukur zeshkane... 

Eshte nje qytet i vogel, pak kilometra larg Madridit, per te cilin koha duket sikur ka ndaluar. Atmosfera qe e rrethon eshte thjesht e mrekulluesheme e perrallore. Qielli blu e thelle oqeani kalteron dhe rete e bardha te pambuketa kalojne hera-heres si per ta thyer pak gjithe ate dominim. Shtepite e vogla te gurta qendrojne afer njera-tjetres sikur kane ende frike nga pushtimet arabe te disa shekujve te kaluar, te cilat nuk kane nguruar te lene shenjat e tyre te pagabueshme ne cdo ndertese, ne cdo kalldrem qe pret hapin, ne cdo cezem ku shuan etjen e ne cdo embelsire qe shijon.
           

             

 
Vizita ime ishte fare rastesore ne kete qyteze, por ia ka vlejtur cdo sekonde e shpenzuar ! Eshte nje qytet qe te surprizon me cdo rrugice te tij, me cdo shesh dhe me cdo kishe, qe i superon te gjitha pritshmerite!

Manastiri San Huan de Los Reyes eshte padyshim nje nder ndertesat kishtare me te bukura te zones. Interesant eshte dhe fakti se po ne kete manastir ka qendruar dhe Mbreteresha Izabela per t’u mbrojtur gjate pushtimeve te arabeve maur.

             Monasterio de San Juan de los Reyes.          

Ne Toledon unik do te gjeni nje nga piktoret me me fame ne Spanje, El Greco. Nje muse me pjesen me te madhe te veprave te tij i ka dyert e hapura per cdo visitor. Tablote e tij jane disa nga me te vleresuarat ne histori, kryesisht te lidhura me teme fetare, por jo vetem.

                        


Ne qofte se nuk jeni fans i artit, Toledo ka me shume per te ofruar. Ne nje keshtjelle, me shume se sa pallat vendoset nje biblioteke gjigante me me shume se 80 000 libra pjesa me e madhe e te cileve datojne qe prej shek. XVII. Ne brendesi te keshtjelles te quajtur ‘’Alcazar’’ ndodhet dhe nje muse i cili tregon historine e keshtjelles, por edhe te qytetit. Eshte nje perle e vertete qe nuk duhet humbur, jua garantoj ! 
Dhe meqe po flasim per librat, ia vlen te permendet se ky qytet eshte vendlindja e Servantesit i njohur per librin "Don Kishoti i Manches".


            

Per fat te keq qendrova nje dite ne Toledo, megjithate vetem kaq nevojitej qe te te bente per vete. Nje nder gjerat qe me pelqeu me shume ishte Plaza Zodocover. Dukej sikur tek ky shesh i vogel ishin grumbulluar te gjitha karakteristikat e Toledos. Nuk kishte ore te dites kur ky shesh te mos gumezhinte nga qindra zera te turisteve, por edhe te vete banoreve pasi sherbente edhe si vendtakimi, sidomos per vendasit.

                          

Aty ku kulturat e ndryshme bashkohen, ku perendimi i flakte reflektohet ne xhamat e manastireve mesjetare e ku pasqyrohet Toledo, ku statujat e praruara shkelqejne me shume se kudo tjeter, pikerisht aty dua te jem dhe une, por do te duhet te kaloje kohe derisa kemba ime te shkele dhe njehere ato rruge te gurta shekullore.






Venecia e Veriut

Amsterdami, motoja e ketij qyteti ishte: Trimëri, Durim, Mëshirë .
Ky qytet me shume histori, me bukuri natyrore e ato te ndertuara nga dora e njeriut, e mbi te gjitha me shume njerez miqesore, sa qe rralle mund t’i takojme. 
Amsterdami ose i njohur ndryshe si Venecia e Veriut ishte i ndare ne dy pjese, ne pjesen e vjeter dhe ate te re.

Sheshi  Magna ishte nje shesh qe nuk mund ta linim pa e vizituar, ne te ndodhej Pallati Mbreteror, dhe veshja e jashtme e Pallatit ishte fasada me e bukur e ketij Sheshi.  Nje visite mbreselenese ishte dhe ajo ne muzeun Rijks ne Amsterdam. Ineteresante ishin shtepite tregtare  te shekullit te XVII si dhe kishat dhe kembanat e tyre qe datonin ne  shekullin e XVI dhe XVII.

Nje vend qe nuk e shmangem dot ishte Sheshi Dam (Dam Square) Sheshi Dam shenon piken e fundit te te gjithe rrugeve ne kete qytet, i cili ishte shume prane Stacionit Qendror.

Madam Tousand ishte nje vend qe duhej vizituar patjeter, pasi manikinet prej dylli te perzonazheve me te famshem ne bote ndodheshin aty e ishin me te vertete interesante.


Nuk mund te le pa pemendur sheshin Rembrand, i cili ishte gjithmone i hareshem me aktivitete e me plot vizitore. Ky shesh ishte themeluar  ne vitin 1668 e ishte ndertuar nga mbeturinat e portit te vjeter te qytetit. Ne qender te ketij sheshi  ndodhej nje statuje e Rembrandit,  ketij piktori  te famshem te Hollandes.

Por mbresa me te bukura dhe te paharruara me ka lene muzeu i Rembrandit. Kryevepra boterore ne pikture, nga piktoret me te shquar te Hollandes, piktura te cilat duke  pare nga afer te befasonin duke te mrekulluar me bukurine e tyre.

E pra e vetmja fjale qe me vjen ne mend kur kujtoj ate jave te kaluar ne Amsterdam, eshte: “I magjishëm”.



Tuesday, May 20, 2014

Parisi, nje qytet per t'u dashuruar

Parisin, ne eksperiencen time “modeste”, do ta pershkruaja vetem me nje fjale: Formidable

Nje magji e vertete me ka pershkruar ato dite tek kam vizituar kete qytet, nje magji te cilen do t’ia uroja cilitdo prej jush. Nuk di cilin vend te permend a te pershkruaj me pare, bulevardet e shetitoret e gjera te ndertuara prej disa shekujsh, sheshet e medha me shatervane te panumerta, katedralet e monumentet me te famshme pariziene, muzeumet ku ndohen kryeveprat me te famshme ne bote, apo pallatet e praruara mbreterore qe rrethoheshin nga parqe madheshtore.
E pra po ju permend disa nga ato magji qe me shoqeruan ato dite:
Tre nga monumentet më të famshme pariziane janë katedralja Notre Dame e Parisit e shekullit të 12-të, Harku i Triumfit dhe Kulla Eiffel.
Kulla Eifel ishte një konstruksion i "përkohshëm" nga Gustave Eiffel për Ekspoziten Universale te vitit 1889, por kulla nuk u çmontua më,  dhe tani është një simbol i përjetshëm i Parisit.


Champs Elysees" ishte një lulishte shëtitore e shekullit të 17-të, e cila ishte kthyer në bulevard e cila lidhte Sheshin Konkord me Harkun e Triumfit. Ajo është një nga vendet e shumta turistike. "Champs Elysees" ishte cilesuar si bulevardi me i bukur ne bote.

"Sheshi Konkord" ndodhej pranë Champs Elysees, ndërtuar si "Sheshi Louis XV" vendi i gijotinës famëkeqe. Ne kete shesh ndodhej dhe  "Obelisku Egjiptian" i cili ishte "monumenti më i vjetër" i Parisit. 
Bastija" ishte një lagje e një rëndësie të madhe historike, jo vetëm për Parisin, por për gjithë Francën. Për shkak të vlerës së tij simbolike, sheshi i Bastijës kishte qenë shpesh një vend i demonstratave politike.
"Montmartre" ishte një tjeter zonë e rendesishme historike, aty ndodhej Bazilika e Sacre Coeur, e cilesuar si bazilika me e madhe e Parisit. Montmartre gjithmonë ka shumë studio dhe kafene të cilat jane vende takimi te artistëve të mëdhenj te Europes apo Hollivudit.


Katedralja Notre Dame e Parisit, eshte katedralja me e vjeter ne Paris, aty ndodhet edhe pika “0” e qytetit. Prane saj eshte "Lagjia Latine", e cila është qendër e rendesishme shkollore prej shekullit te 12-të. Ne te ndodhet  kampusi universitar i Sorbonës qe daton prej vitit 1257.
"La Defense" ishte një nder periferite kryesore te Parisit dhe një nga qendrat më të mëdha të biznesit në botë. La Defense përbëhet kryesisht nga biznese të rangut të lartë. Ndertimi i tij ka filluar nga qeveria franceze në vitin 1958, duke e bërë atë distriktin më të madh në Evropë i zhvilluar posaçërisht për biznesin.


Dhe ne fund, por jo per nga rëndesia, Muzeu i Luvrit. Nuk kam fjale te pershkruaj emocionin qe me pershkonte ndersa hidhja kembet ne parketin e galerive te ketij muzeu, me te famshem ne bote. Kryevepra te bera ne shekuj nga artistet me te medhenj qe njeh historia e artit boteror. Nuk mund te largohesha nga Parisi pa u takuar me “Mona Lizen”.
Pavioni i “Rilindjes” ne vleresimin tim “modest” eshte nga ato vende qe nuk duhen humbur pa u vizituar nje here ne jetë.


Paris,  formidable…

Sunday, February 2, 2014

Barcelona, nje perle e Spanjes lindore

Kryeqendra e krahines autonome te Katalunjes,Barcelona konsiderohet padyshim si nje nder qytetet me interesante te Europes jugore.Ne fillim nuk isha shume entuziaste per kete udhetim, por te them te drejten, ky qytet me ka surprizuar ne cdo kuptim te mundshem. 

U be rreth nje vit qe e kam vizituar kete qytet dhe ende me kujtohet si te ishte dje.Udhetimi nga aeroporti "Nene Tereza" , duke ndaluar ne Milano per tranzitin per te marre avionin me destinacion Barcelonen, zgjati rreth 4 ore e gjysme.
Per sa i perket hotelit ku qendruam pasi isha me familjen time, ai quhej "Amister" me kater yje dhe ndodhej ne rrugen " Avenida de Roma".Me shume se sa hotel ai ishte nje galeri e vertete arti.I pasur me piktura dhe skulptura qe varionin sidomos nga abstraksionizmi dhe kubizmi, te jepej pershtypja se ndodheshe ne nje univers paralel me Pablo Pikasosn.

Diten e pare ia dedikuam Katedrales unike ne llojin e saj "Sagrada Familia" qe ishte ende ne ndertim qe prej gati nje shekulli.Veper e arkitektit te madh Antonio Gaudi, i cili ka lene gjurmet e tij neper te gjithe Barcelonen.Mendohet se kjo ndertese e cila ka filluar te ndertohet rreth viteve  1910, parashikohet te mbaroje ne vitin 2017.Ndoshta fjalet nuk do te mjaftonin per te pershkruar ate ndjenje madheshtie qe percillte kjo ndertese te cdo turist te cilet perpiqeshin qe me aparatet e tyre te fiksonin cdo skaj te kesaj katedrale.


Me pas ishte rradha e Parkut Guell.Edhe kjo ishte veper e Gaudit.Ky park gjigand ishte i mbushur me ndertesa dhe skulptura nga me te vecantat, te cilat ne themel te tyre kishin copeza te vogla  mermeri te crregulta te bashkuara me persosmerisht ndermjet tyre duke formuar keshtu figura nga me te bukurat.Me poshte po jap nje nder ndertesat me te vizituara perpara se ciles duhet te mbaje rradhe per te dale ne foto.

                                                   



Diten e dyte vendosem qe t'i dedikoheshim museve.Ne fakt Barcelona ofronte nje game te gjere muzesh, por ne zgjodhem shtepine-muze te quajtur " Casa Guell".Edhe kjo veper e Gaudit.Historia e kesaj shtepi (me shume se sa shtepi , ajo ngjante si nje pallat mbreteror) lidhet me familjen e pasur Guell.Ishte pikerisht Huan Guell qe i kerkoi Gaudit te ndertonte nje shtepi enkas per te. Arkitektura e saj eshte befasuese, sidomos tarraca e saj e zbukuruar me disa si monumente te vogla teper te gjetura.Cdo vizitori i jepej nje radio me kufje ne menyre te tille qe duke ndjekur itenerarin, te mund te degjonte historine e cdo pjese te shtepise te cilat ishin me te vertete interesante.




Diten e trete ia dedikuam shetitores La Rambla qe ishte rreth 4 km e gjate dhe te nxirrte drejt e ne breg te detit, pikerisht ne portin ku ndodhej dhe statuja e Kristofor Kolombit.Gjate gjithe kesaj rruge te kapte syri me dhjetra artiste te rruges si dhe nje arome dehese qe vinte nga lulet shumengjyreshe qe tregtoheshin aty.Pamja qe shtrihej para syve nuk kishte te paguar.Ndoshta ishte puhia e lehte dhe e fresket e detit apo atmosfera magjike mesdhetare qe e bente te pelqyeshem kete vend nga te gjithe madje dhe nga vete Antonio Gaudi. 


Dita e katert iku si pa kujtuar sepse shpenzuam shume me kohe neper dyqanet e veshjeve dhe suvenireve.Shijuam gjithashtu edhe nje pjate tradicionale spanjolle te quajtur paella e cila ishte si nje rizoto me fruta deti , por pak me i vecante.Ishte vertete e shijshme.Megjithate te vizitosh Spanjen dhe te mos ulesh ne nje lokal per te shijuar nje sangria te mire, eshte mekat!

Kur erdhi dita per t'u larguar, nuk mund ta besoja dot qe do ta lija ate vend magjik.Me dukej sikur ato 4 dite qe shpenzova, iken si 4 sekonda.Me jepej pershtypja se dicka me e forte se magjia me mbante te lidhur me kete vend, nje force me e madhe se mua.Megjithate ishte koha per t'u rikthyer ne atdheun tim, Shqiperine time te dashur, ne Tiranen time te shtrenjte.