Sunday, February 2, 2014

Barcelona, nje perle e Spanjes lindore

Kryeqendra e krahines autonome te Katalunjes,Barcelona konsiderohet padyshim si nje nder qytetet me interesante te Europes jugore.Ne fillim nuk isha shume entuziaste per kete udhetim, por te them te drejten, ky qytet me ka surprizuar ne cdo kuptim te mundshem. 

U be rreth nje vit qe e kam vizituar kete qytet dhe ende me kujtohet si te ishte dje.Udhetimi nga aeroporti "Nene Tereza" , duke ndaluar ne Milano per tranzitin per te marre avionin me destinacion Barcelonen, zgjati rreth 4 ore e gjysme.
Per sa i perket hotelit ku qendruam pasi isha me familjen time, ai quhej "Amister" me kater yje dhe ndodhej ne rrugen " Avenida de Roma".Me shume se sa hotel ai ishte nje galeri e vertete arti.I pasur me piktura dhe skulptura qe varionin sidomos nga abstraksionizmi dhe kubizmi, te jepej pershtypja se ndodheshe ne nje univers paralel me Pablo Pikasosn.

Diten e pare ia dedikuam Katedrales unike ne llojin e saj "Sagrada Familia" qe ishte ende ne ndertim qe prej gati nje shekulli.Veper e arkitektit te madh Antonio Gaudi, i cili ka lene gjurmet e tij neper te gjithe Barcelonen.Mendohet se kjo ndertese e cila ka filluar te ndertohet rreth viteve  1910, parashikohet te mbaroje ne vitin 2017.Ndoshta fjalet nuk do te mjaftonin per te pershkruar ate ndjenje madheshtie qe percillte kjo ndertese te cdo turist te cilet perpiqeshin qe me aparatet e tyre te fiksonin cdo skaj te kesaj katedrale.


Me pas ishte rradha e Parkut Guell.Edhe kjo ishte veper e Gaudit.Ky park gjigand ishte i mbushur me ndertesa dhe skulptura nga me te vecantat, te cilat ne themel te tyre kishin copeza te vogla  mermeri te crregulta te bashkuara me persosmerisht ndermjet tyre duke formuar keshtu figura nga me te bukurat.Me poshte po jap nje nder ndertesat me te vizituara perpara se ciles duhet te mbaje rradhe per te dale ne foto.

                                                   



Diten e dyte vendosem qe t'i dedikoheshim museve.Ne fakt Barcelona ofronte nje game te gjere muzesh, por ne zgjodhem shtepine-muze te quajtur " Casa Guell".Edhe kjo veper e Gaudit.Historia e kesaj shtepi (me shume se sa shtepi , ajo ngjante si nje pallat mbreteror) lidhet me familjen e pasur Guell.Ishte pikerisht Huan Guell qe i kerkoi Gaudit te ndertonte nje shtepi enkas per te. Arkitektura e saj eshte befasuese, sidomos tarraca e saj e zbukuruar me disa si monumente te vogla teper te gjetura.Cdo vizitori i jepej nje radio me kufje ne menyre te tille qe duke ndjekur itenerarin, te mund te degjonte historine e cdo pjese te shtepise te cilat ishin me te vertete interesante.




Diten e trete ia dedikuam shetitores La Rambla qe ishte rreth 4 km e gjate dhe te nxirrte drejt e ne breg te detit, pikerisht ne portin ku ndodhej dhe statuja e Kristofor Kolombit.Gjate gjithe kesaj rruge te kapte syri me dhjetra artiste te rruges si dhe nje arome dehese qe vinte nga lulet shumengjyreshe qe tregtoheshin aty.Pamja qe shtrihej para syve nuk kishte te paguar.Ndoshta ishte puhia e lehte dhe e fresket e detit apo atmosfera magjike mesdhetare qe e bente te pelqyeshem kete vend nga te gjithe madje dhe nga vete Antonio Gaudi. 


Dita e katert iku si pa kujtuar sepse shpenzuam shume me kohe neper dyqanet e veshjeve dhe suvenireve.Shijuam gjithashtu edhe nje pjate tradicionale spanjolle te quajtur paella e cila ishte si nje rizoto me fruta deti , por pak me i vecante.Ishte vertete e shijshme.Megjithate te vizitosh Spanjen dhe te mos ulesh ne nje lokal per te shijuar nje sangria te mire, eshte mekat!

Kur erdhi dita per t'u larguar, nuk mund ta besoja dot qe do ta lija ate vend magjik.Me dukej sikur ato 4 dite qe shpenzova, iken si 4 sekonda.Me jepej pershtypja se dicka me e forte se magjia me mbante te lidhur me kete vend, nje force me e madhe se mua.Megjithate ishte koha per t'u rikthyer ne atdheun tim, Shqiperine time te dashur, ne Tiranen time te shtrenjte.