Dhe ja perpara nesh u shfaq Madridi madheshtor,
me pallatet e tij te mrekullueshme.Rrezellinte nga dritat dha gati sa nuk na verboi
gjithe ai shkelqim.
I vendosur ne zemer te gadishullit iberik,
eshte nje nder qytetet me nje thesar te vertete artistiko-kulturor, por edhe me
vlera te vecanta arkitekturore. Nje xhevahir i pacmuar ne gjerdanin e Europes
jugore.
Ne Madrid kam njohur
me te vertete karakterin dhe pasionin e natyres mesdhetare. Mbresa me kane lene
mjaft njerezit te cilet ishin gjithmone te gatshem per te te ndihmuar dhe dinin
vertet si ta shijonin jeten.
U mahnita nga
kryeveprat e bera nga duart e paperseritmshe te Velaskezit dhe Gojas. Ne
pikturat e tyre dukej sikur ngjyrat vallezonin me njera-tjetren dhe krijonin
nje harmoni te tille aq perfekte, sidomos me dritehijet dhe format, saqe te
dukej thjesht e pabesueshme se si nje human si une e si ju ka arritur te
prodhoje nje veper te tille.
Qyteti i Madridit
ishte nje nga vendet europiane me arkitekture me te bukur qe kam vizituar deri
tani. Stili i te gjitha ndertesave qe pothuaj i njejti. Nje stil ndermjet
barokut dhe romantikut i cili i jepte
nje hijeshi te pakrahasueshme qytetit.
Sheshet dhe piazat ose
ishin shume te vogla, ose ishin shume te medhaja. Megjithate e preferuara ime
mbetet Piaza des Cibeles.
Nje keshille qe do te
deshiroja t’i jepja cdonjerit qe viziton Madridin eshte qe te mos largohen pa
provuar te pakten nje gatim tradicional. Mundesite e zgjedhjes jane te pafundme
duke filluar qe nga jamoni (lloj proshute) e deri te paella.
Nje vend per t’u vizituar te pakten nje here ne jete!